Humbja ndaj Spanjës: Presidenti i federatës franceze merr vendim për të ardhmen e Deschamps
Presidenti i federatës franceze, Philippe Diallo, konfirmoi se Didier Deschamps do të vazhdojë të udhëheqë ekipin francez, pas eliminimit të tyre nga Spanja në gjysmëfinale të Euro 2024.
Duke folur për L’ Equipe, Philippe Diallo ruajti besimin e tij te trajneri. “Unë nuk shoh ndonjë arsye për të vënë në pikëpyetje kontratën e tij
Rezultatet e mëparshme flasin në favor të saj dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij. Ne do t’i diskutojmë gjërat së bashku në ditët në vijim për të analizuar më në thellësi atë që kemi humbur gjatë kësaj gjysmëfinaleje dhe çfarë do të na kishte lejuar të shkonim më tej.”
Në lidhje me atë nëse vetë Didier Deschamps ka dëshirë të vazhdojë, Diallo synon të flasë “në ditët në vijim”. Të martën mbrëma, Deschamps u pyet për vazhdimësinë. “Ju e dini shumë mirë se çfarë mendon presidenti im,” u përgjigj thjesht trajneri.