Deklaratat e krerëve të shtetit për luftë/ Teutë Rrusta e PSD-së: Nëse alarmi qenka kaq i lartë, le të flasin me ndërkombëtarët e jo sa me prodhu tituj lajmesh
Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka komentuar deklaratat e liderëve të shtetit për sulm nga Serbia.
Ajo në video podcastin e Periskopit ka thënë se kryeministri Kurti ka zgjedhur të flasë me ndërkombëtarët për këto cështje përmes kamerave, e jo direkt me ta.
“Nëse këto informata janë të vërteta qysh u bë që qytetari i Kosovës duhet me kanë kaq shumë i ekspozum, pasi qenka serioziteti, alarmi kaq i lartë, pse nuk i adreson në formate të tjera, me bashkësinë ndërkombëtare, me KFOR-in akterë të tjerë të cilët kanë relevancë. Kryeministri i Kosovës ka zjedhur që të komunikojë me bashkësinë ndërkombëtare përmes qytetarëve të Kosovës, përmes kamerave dhe kjo është e pandalshme se këto informata janë të ndjeshme edhe qytetari është ton kohën i ekspozum dhe në presion…”, u shpreh ajo.
Deklarata e dhënë për Periskopin: