Teutë Rrusta për Kurtin: Liderët autoritar që shiten se dojnë ta shpëtojnë vendin kanë nevojë për konflikte
Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka qenë e ftuara e rradhës në Periskopi pod-cast, për të biseduar edhe për zhvillimet e fundit në vend.
Rrusta ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se: “Liderët autoritar që shiten se dojnë ta shpëtojnë vendin kanë nevojë për konflikte.”
Duke folur për dialogun dhe formimin e Asociacionit, Rrusta u shpreh se ka pasur pandershmëri nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në raport me partneritetin me ndërkombëtarët.
“Pandershmëri ka pasur në partneritet me ndërkombëtarët, është pa që ka pasur pandershmëri, e që kjo nuk është fer sepse në fund të fundit çka prodhojnë këto sjellje janë pasojë për Kosovën.”- u shpreh tutje, ajo/Periskopi