“E mira me t’mirë” – Prej Poste në Trepçë, Kurti nuk e lë anash donatorin e Vetëvendosjes as këtë herë

“E mira me t’mirë” – Prej Poste në Trepçë, Kurti nuk e lë anash donatorin e Vetëvendosjes as këtë herë

Fadil Bejta, i cili para dy viteve u emërua nga Kurti si kryesues i Bordit të Postës së Kosovës, sot në mbledhjen e Qeverisë u propozua si anëtar në Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes publike qendrore “Trepça”.

Qeveria e Kosovës sot ka propozuar emërimin e një pjese të bordit të Trepcës. Kryeministri Albin Kurti propozojë që Mentor Berisha të jetë kryesues, Fadil Bejta, anëtar, Merita Gashi, anëtare, Sadie Gashi, anëtare, Alban Krasniqi, anëtar,, propozim ky që u miratua nga kabineti qeveritar, shkruan Periskopi.

Në mesin e propozuesve është edhe një nga donatorët e Lëvizjes Vetëvndosje në kohën e zgjedhjeve, i cili për së dyti herë po shpërblehet me detyrë brenda institucioneve të Kosovës.

Kujtojmë që dorëheqja e Bejtës nga posti që ishte emëruar nga Qeveria Kurti në Postë, kishte ardhur pasi sipas tij kishte marrë një ofertë tjetër për të punuar në njërën nga institucionet e Kosovës.

Ndonëse në media u pat raportua se dorëheqja e tij u bë për shkak të performancës së dobët në Postën e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë nuk u konfirmua asnjëherë nga Fadil Bejta.

Bejta ishte edhe donator i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale të vitit 2021. Në listën e donacioneve publike të LVV-së, emri i tij figuron dy herë.

Ne emër të tij, para zgjedhjeve nacionale në Kosovë, më saktësisht më 12 shkurt të vitit 2021 ishin dhënë 1 mijë euro.

Ne emër të tij, gjithashtu figuron edhe një donacion prej 50 eurove me 2 shkurt të po atij viti./Periskopi

Shpërndaje në: