Qeveria emëron bordin e ri të Trepçës
Qeveria e Kosovës ka miratuar emrat e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike Trepça.
Emrat janë propozuar nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.
“Propozohen për këto pozita: Mentor Berisha – kryesues, Fadil Bejta- anëtar, Merita Gashi – anëtare, Sadije Gashi -anëtare dhe Alban Krasniqi – anëtar”, tha Kurti në propozimin e vendimit.
Me të gjitha votat për, anëtarët e kabinetit qeveritar e miratuan këtë propozim.
Mandati i anëtarëve të rinj të Bordit të Trepçës është katër vjeçar.