Militanti i shpërblyer nga VV-ja, Valon Prebreza e përdorë ndërmarrjen publike për fushatë elektorale në Fushë Kosovë
Derisa zgjedhjet e reja po afrohen, në disa komuna kanë nisur edhe fushata elektorale. Lëvizja Vetëvendosje i ka vendour në aksion njerëzit të cilët dikur ishin militant të partisë, e më pas u shpërblyen edhe me pozita në Ministri. Një prej tyre është edhe Valon Prebreza, shkruan Periskopi.
Si po bën fushatë elektorale Valon Prebreza?
Valon Prebreza i cili ishte mbështetës i VV –së para se të vinte Kurti në pushtet, nuk ka ndonjë CV publike, ani pse ai është emëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli si udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) në këtë ministri.
Prebreza në të njëjtën kohë sa është duke e bartur këtë post ka filluar të bëjë fushatë elektorale në komunën e Fushë Kosovës.
Siç merr vesh Periskopi ai po e mendon kandidimin për kryetar të komunës së Fushë Kosovës.
Prebreza në fushatën e tij, krah vetes po e merr edhe Kryeshefin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arsim Fetahun.
Madje përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Facebook, Valon Prebreza bashkë me Arsim Fetahun kanë vizituar nga afër disa fshtara të Fushë Kosovës nga ku edhe premtuan furnizmin me ujë të pijshëm.
Periskopi më herët kishte raportuar për punësimet familjare në Koroparetn Energjetike të Kosovës(KEK), e në mesin e tyre ishte edhe kushëriri i Valonit, Nexhat Prebreza.
VV nuk ‘lëshon pe’ nga KEK-u, vazhdon të punësoj familjar në këtë Korporatë (DOK.)
Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, kandidat për kryetar të komunës e kishte Enver Bajçincën. As ky i fundit, nuk mundi ta mposhtë “kryetarin legjendar”, Burim Berisha, i cili është ndër kryetarët me më së shumti mandate të fituara ndonjëherë./Periskopi/