Arrestohen 13 persona në Shqipëri për organizimin e lojërave të fatit, sekuestrohen telefona e para
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar 13 persona të cilët dyshohen për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Në njoftim bëhet e ditur se personi më i ri i arrestuar është M.D., 21-vjeç, ndërsa një person tjetër me iniciale I.R., 40-vjeç është shpallur në kërkim.
“Gjatë kontrolleve në këto subjekte janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: A. M., 49 vjeç, A. S., 50 vjeç, D. S., 48 vjeç, F. K., 22 vjeç, H. M., 28 vjeç, I. S., 46 vjeç, K. L., 25 vjeç, Sh. B., 60 vjeç, K. B., 31 vjeç, R. Xh., 36 vjeç, dhe M. D., 21 vjeç”.
“Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit F. S., 23 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç. Po në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi I. R., 40 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia tha se gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenion për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 mijë lekë të rinj dhe 2 mijë e 720 euro që dyshohe se i fituan në mënyrë të paligjshme.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.