Hoxha: Është në dëm të Hajrizit largimi nga Smrekonica, i humb disa benefite ligjore

Hoxha: Është në dëm të Hajrizit largimi nga Smrekonica, i humb disa benefite ligjore

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha arratisjen e Faton Hajzirit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, e quan largim.

Ai tha se ky veprim i të dënuarit, është në dëm të tij, pasi do t’i humb disa benefite ligjore.

“Largimi i zotëri Hajzirit, nga Qendra e Smrekonicës, me të drejt edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës u quajt largim, sepse ai është institucion i tipit të hapur dhe nuk mund të quhet arratisje”, u shpreh ai në Kosova Today.

“Ky lloj institucioni shërben për persona që ose është rrezikshmëria e ulët ose janë në përfundim të dënimit. Po besoj që sa do vepra të ketë qenë dënuar, besoj ka pasur një dënim unik ndaj zotëri Hajrzit, dhe ai tashmë është në vitet e fundit të vuajtjes së dënimit”, shtoi Hoxha.

“Nuk është në interes të vetë atij, largimi nga Qendra, sepse do t’i rrezikon beneficionet, qoftë lirimin me kusht apo atë të faljes”, tha tutje ai.

Shpërndaje në: