Ku është vendi më i sigurt për t’u ulur në veturë në rast aksidenti?
Gjermanët bënë një analizë që zbuloi rezultate paksa të ndryshme nga sa pritej.
Është një mendim përgjithësisht i pranuar se ulësja e pasme, veçanërisht në të djathtë, është vendi më i sigurt në automjet. Por hulumtimi i aksidenteve nga Shoqata Gjermane e Siguruesve të Aksidenteve (UDV) ofron njohuri të reja.
Cilat janë arsyet?
Kjo i atribuohet faktit se pasagjerët e ulëseve të pasme shpesh nuk janë të frenuar siç duhet ose janë ulur në pozicione që rrisin rrezikun e lëndimit në rast aksidenti.
Një arsye tjetër për rritjen e rrezikut të lëndimeve të ulëseve të pasme është cilësia e dobët e pajisjeve të sigurisë.
Ndërsa paratensionuesit e rripave të sigurimit, kufizuesit e forcës së rripave të sigurimit dhe jastëkët e ajrit janë zakonisht pajisje standarde në ulëset e përparme, këto veçori sigurie shpesh ofrohen vetëm si opsion në ulëset e pasme.
Ana e shoferit është përgjithësisht vendi më i sigurt në një makinë, sepse shumë sisteme sigurie janë krijuar për të mbrojtur shoferin. /Telegrafi/