U ther me thikë të shtunën e vdiq mbrëmë, çka dihet për rastin e 26 vjeçarit në Prizren

U ther me thikë të shtunën e vdiq mbrëmë, çka dihet për rastin e 26 vjeçarit në Prizren

Policia dje njoftoi se A.Th., 26 vjeçar, të shtunën është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar. Sipas policisë ata e kanë sulmuar, e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,   nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet.”

Më pas, mbrëmë zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi konfirmoi që viktima ka vdekur.

“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.”

Bytyqi ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.”

Shpërndaje në: