Ky është 26 vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Prizren

Ky është 26 vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Prizren

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë  26 vjeçari nga Prizreni i cili u hodh nga një veturë në lagjen Bazhderhane të shtunën në mbrëmje

Viktima ishte i plagosur rëndë. Siç raporton policia, nga lëndimet e marra nga një thikë nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve dhe ka vdekur të dielen rreth orës 21:00 në repartin intensiv në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Insajderin se personi i dyshuar tashmë është arrestuar.

Gazeta mëson se viktima që u ther me thikë ishte Auron Thaqi, 26 vjeçar./insajderi

Shpërndaje në: