“Ndjej sikur kam zhgënjyer gjithë vendin”, Akanji i dëshpëruar me huqjen e penalltisë

“Ndjej sikur kam zhgënjyer gjithë vendin”, Akanji i dëshpëruar me huqjen e penalltisë

Kombëtarja e Zvicrës u eliminua nga Euro 2024 pasi u mposht me penallti ndaj Anglisë.

Manuel Akanji ishte lojtari i vetëm që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë nga radhët e “Helvetikëve”, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste për Eurosport, Akanji tregoi se është i dëshpëruar që huqi penalltinë.

“Ndjehem sikur e kam zhgënjyer gjithë ekipin, gjithë shtetin tim.

“Unë u përpoqa të merrja përgjegjësinë dhe kisha një ndjenjë që do shënoja, por gjuajta në këndin e gabuar dhe gjuajta dobët dhe jo saktë”, tha Akanji

Mbrojtësi i Cityt mori shumë mbështetja nga gjithë lojtarët e Zvicrës, sepse jo të gjithë kishin guximin të godisnin i pari penalltinë.

Shpërndaje në: