Kuvendi në Baden Württemberg, Krasniqi: Rritje e pandalshme e PDK’së kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook për Kuvendin në Baden Württembergtë të Gjermanisë, ku kanë mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani.
Kryetar i kësaj dege është zgjedhur Shahin Dervishaj, Krasniqi thotë se ka pasur unanimitet.
Krasniqi ka thënë se ka rritje të PDK-së në vende ku jetojnë bashkatdhetarët.
“Në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet. Edhe ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku i kemi themeluar deri tash degët tona në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë”.
“Falënderoj të gjithë mërgimtarët për angazhimin dhe mbështetjen e Këshillit Iniciues dhe Komisonit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, që rezultoi me një organizim të shkëlqyeshëm të këtij Kuvendi, që zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të Degës. Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.