Ambasada e Serbisë në Bosnje: Njoftuam MPJ-në për ushtrinë, janë studentë të paarmatosur
Televizioni publik i “Republika Srpska”-s ka shkruar rreth ngjarjes më të fundit kur pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë kanë marshuar në qytetin Prijedor të Bosnje-Hercegovinës, duke pretenduar se Ambasada e Serbisë në Sarajevë “kishte njoftuar” për futjen e këtyre pjesëtarëve të ushtrisë serbe Ministrinë e Punëve të Jashtme të BE-së, ndonëse përgjegjëse për politikë të jashtme dhe siguri është Presidenca Trepalëshe.
“Sipas informacioneve që disponojmë, Ambasada e Serbisë në Sarajevë njoftoi për ardhjen e kadetëve të akademisë ushtarake dhe policore, të cilët morën pjesë në përkujtimin e 82-vjetorit të Betejës së Kozarës në MPJ të Bosnjë-Hercegovinës”, shkroi televizioni që kontrollohet nga ultranacionalisti Milorad Dodik.
“Këta janë studentë pa armë, pa formacione dhe vinin në festimet tona p.sh. në Donji Gradin. Kujtojmë se në Sarajevë kanë reaguar ashpër ndaj paradës ceremoniale të Ushtrisë Serbe nëpër Prijedor në prag të përkujtimit të Betejës së Kozarës”, thuhet më tej në artikullin e botuar.