“Përvëlim” javën e ardhshme, temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

“Përvëlim” javën e ardhshme, temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Java që po vjen në Kosovë do të mbizotërojë mot i nxehtë më temperaturat që arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Minimalet këtë janë do të lëvizin nga 14 deri në 19 gradë Celsius, kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“E hënë-Mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”.

“E martë-Moti me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s”.

“E mërkurë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30- 34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s”.

“E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32- 37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

KUJDES:

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë , parashihen rreth 60 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta.

Shpërndaje në: