Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Burri e vret me thikë të dashurin 23-vjeçar të ish-gruas së tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Fier të Shqipërisë. Siç raporton gazeta Tema, Xhimi Bakaj, një 23-vjeçar nga Fieri, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme.
Ai është goditur me thikë nga ish-bashkëshorti i gruas me të cilën 23-vjeçari kishte filluar të bashkëjetonte.
23-vjeçari ishte qëlluar nga një 39-vjeçar, i cili ishte ish-burri i gruas me të cilën Bakaj kishte filluar të bashkëjetonte prej dy muajsh.
Bakaj është qëlluar tre herë me thikë nga Xhuliano Miho, pas një konflikti verbal që u shndërrua në konflikt fizik.