Bëri një gjest të pahijshëm, UEFA-ja e fal Jude Bellinghamin
Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Zvicrës të shtunën në çerekfinalen e Euro-s 2024.
RMC Sport raporton se UEFA-ja nuk i ka shqiptuar dënim lojtarit të Real Madridit.
Bellingham bëri një gjest jo mirë gjatë ndeshjes ndaj Sllovakisë në Euro-n 2024, në fitoren e “Tre Luanëve” 2:1.
Ky gjest ra në sy të UEFA-së, të cilët hapen një hetim disiplinor – por Bellinghami u arsyetua se kjo mënyrë ishte vetëm për një shok të tijin që ishte në tribuna.
Duket se kjo arsye e ka bindur shtëpinë e madhe të futbollit, UEFA-n dhe lojtari nuk pritet të dënohet.
Ndeshja midis Anglisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në Dusseldorf.