Çudit Kurti: Në urimin për pavarësinë e Amerikës, përmend Ukrainën-jo Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nder të shënimit të 248-vjetorit të Pavarësisë.
Kurti në urimin e tij është marrë më shumë me histori, teksa ka përmendur edhe luftën në Ukrainë, por nuk ka shkruar ndonjë fjalë për Kosovën
“Më 24 qershor 1826, Thomas Jefferson shprehu një dëshirë para vdekjes: që Deklarata e Pavarësisë do të frymëzonte pjesën tjetër të botës të “shpërthejë zinxhirët” dhe “të marrë bekimet dhe sigurinë e vetëqeverisjes”. Jefferson ndërroi jetë vetëm dhjetë ditë më vonë, më 4 korrik – ditëlindja e 50-të e vetë kombit që ai ndihmoi të themelohej”, ka shkruar Kurti në X.
“Gati 200 vjet pas vdekjes së Jeffersonit, ne jemi ende duke punuar pa u lodhur për të përmbushur dëshirën e tij të fundit. Nga kabinat e votimit anembanë botës, te fushat e betejës patriotike të Ukrainës trime, le të vazhdojmë të gjithë të bëjmë pjesën tonë në këtë luftë të pafundme—për të mbajtur gjallë Shpirtin e ’76-ës, për veten dhe për brezat që do të vijnë. Gëzuar katër korrikun!”.
On June 24, 1826, Thomas Jefferson expressed a dying wish: that the Declaration of Independence would inspire the rest of the world to “burst the chains” and “assume the blessings & security of self-government.” Jefferson passed away just ten days later, on the Fourth of July—the… pic.twitter.com/tjjGYrGeJF
— Albin Kurti (@albinkurti) July 4, 2024