Përparim Ramës i dështon ‘pazari’ me dy asamblistet e PDK’së
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës, në rend ditë është vendosur Plani Zhvillimor Komunal 2023-2032, shkruan Periskopi.
Lidhur me këtë Periskopi ka raportuar se për të kaluar këtë pike, e cila është edhe më e rëndësishmja për zhvillimin e kryeqytetit, dyshohet që kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka bërë ‘pazare’ me dy asmabliste të PDK-së.
Por duket se ky ‘pazar’ i Ramës ka dështuar pasi që dy asamblistet e PDK’së [emra të njohur për redaksinë] nuk kanë qenë pjesëmarrëse në seancën e sotme.
Ndër të tjera PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë vendosur ta lëshojnë seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka thënë se është kundër një plani të tillë, ndërkohë nga PDK kanë thënë se e konsiderojnë në kundërshtim me ligjin “Planin Zhvillimor Komunal”./Periskopi
LEXO EDHE:
VV-ja kundër Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës: Rama është turpi i qytetit