Disa personave në Gjakovë u ndalohet provimi për patentë shofer për tre vjet

Disa personave në Gjakovë u ndalohet provimi për patentë shofer për tre vjet

Në Njësinë e Pantentë Shoferit në Gjakovë, gjatë provimit me shkrim të mbajtur më 2 korrik janë vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Hysen Durmishi, i cili ka theksuar se komisioni monitorues, përmes kamerave, dyshon se ata mund të kenë hyrë me pajisje të ndaluara për të kaluar provimin.

Sipas tij, pas njoftimit të departamentit, kandidatët u larguan nga salla e provimit përpara se të thirreshin organet e rendit.

Departamenti i Patentë Shoferit ka lajmuar autoritetet për ngjarjen dhe ka ndaluar hyrjen e tyre në provim për 3 vite.

“Pasi nga ana e departamentit janë njoftuar zyrtarët e njësisë në Gjakovë, çuditërisht kandidatët janë larguar nga salla e provimeve dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Edhe pse të njëjtit është dashur të ndalohen dhe të thirren organet e rendit për vërtetim të fakteve. Departamenti i Patentë Shoferit pasi ka pranuar informatën, ka lajmeruar organet e rendit. Zyrtarët përgjegjës të departamentit ndaj kandidatëve kanë marrë masa të mënjehershme duke bërë ndërprerjen e provimit  dhe duke ju ndaluat hyrjen në provim për 3 vite”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Durmishi ka theksuar se dyshohet që këto veprime të këtyre kandidatëve janë bërë në bashkëpunim,  “por që i mbetët organeve të rendit ta bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve”.

Shpërndaje në: