Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në tentativë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në tentativë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale “Dhunim në tentativë”.

“Gjykata vlerësoi se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shpërndaje në: