Familjari i të miturës së dhunuar nga kadeti i policisë: Janë duke dashtë të bëjnë ndonjë dredhi për ta liruar
Një familjar i të miturës, që dyshohet se u dhunua në Lipjan, ka folur sot për tastin.
Ai ka thënë se i dyshuari për dhunim është një kadet policor.
“Ju lajmëroj kur e kemi gjyqin me personin që e kemi nxënë që e ka kidnapuar vajzën, besoj se janë duke dashtë të bëjnë ndonjë dredhi për ta liruar”.
“Kjo sepse personi në fjalë është kadet i policisë dhe është në paraburgim për një muaj”, ka thënë ky familjar në një SMS që ka shkruar për ekipin e Kosova Today.