Prokuroria jep detaje për 65-vjeçarin që u gjet i vdekur në motel, rasti trajtohet si “hetim mbi vdekjen”
Një 65-vjeçar është raportuar se është gjetur pa shenja jete në një nga motelet në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Laureta Ulaj, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka deklaruar se rasti në fjalë është duke u trajtuar si “hetim mbi vdekjen”.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësite relevante i kanë ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes”.
“Me urdhër të njëjtit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për t’iu nënshtruar obduksionit, ndërsa veprimet e tjera hetimore janë duke u kryer, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”, ka thënë Ulaj.