Personalitete nga Shqipëria dhe Kosova në homazhet për Kadarenë
Në homazhet e zhvilluara në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare janë bërë pjesë një numër i madh personalitetesh të jetës publike, politike e letrare.
Shkallët e TKOB-së janë vazhdimisht të mbushura me njerëz të thjeshtë, familjarë, miq por edhe me figura dhe personalitete të shquar të hapësirës mbarëkombëtare si drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, fotogradi Roland Tasho i cili e ka ndjekur me aparatin e tij edhe ne Paris, publicisti Veton Surroi, poeti e shkrimtari Preç Zogaj etj.
Nuk kanë munguar edhe krerët e shtetit të Kosovës: presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të cilët kryen homazhe përpara arkëmortit.
Homazhe kanë kryer edhe një numër i madh akademikësh si dhe shkrimtarësh, mes të cilëve i mirënjohuri Fatos Kongoli. Në radhën e gjatë në TKOB, shihen edhe një numër i madh artistësh nga Kosova.