A e dini se për çfarë janë këto vrima në dry? Shpjegimi është shumë logjik

A e dini se për çfarë janë këto vrima në dry? Shpjegimi është shumë logjik

Në shumicën e rasteve, ato përdoren në ambient të jashtëm dhe përballojnë kushte të ndryshme të motit

Ju duhet të keni përdorur një dry të paktën një herë në jetën tuaj për të siguruar pronën tuaj. Por a keni vënë re ndonjëherë se kanë vrima në fund?

Ndonjëherë ka një, ndonjëherë dy, dhe ato janë aq të vogla sa ndoshta nuk u keni kushtuar vëmendje. Megjithatë, ato kanë më shumë rëndësi se sa ju mendoni.

Në shumicën e rasteve drynat përdoren në ambiente të jashtme, ndaj përballojnë kushte të ndryshme atmosferike, nga shiu në borë.

Ato vrima i ndihmojnë të “mbijetojnë” më gjatë, sepse veprojnë si kullues! – transmeton Telegrafi.

Prandaj, uji i tepërt që hyn në mekanizëm thjesht do të dalë – dhe nuk do të shkaktojë problem, domethënë do të zvogëlohet mundësia e formimit të ndryshkut.

Uji i tepërt mund të ngrijë në dimër, duke bllokuar plotësisht mekanizmin, ndaj vrimat parandalojnë një skenar të tillë, transmeton All Padlocks.

Një rol tjetër i rëndësishëm është përmirësimi i performancës së drynit. Nëse bllokimi është i mbërthyer ose çelësi nuk mund të rrotullohet, vrima do të shërbejë për të futur brenda vaj ose WD-40. /Telegrafi/

Shpërndaje në: