Pesë këshilla se si të përgatiteni për udhëtim me sa më pak stres

Pesë këshilla se si të përgatiteni për udhëtim me sa më pak stres

Shmangni stresin e bërjes së valixhes para pushimeve

Mund të jesh eksperti/ja më i/e mirë në çështjen e paketimeve dhe përgatitjes së valixheve para udhëtimit të radhës, por sipas profesionistëve ka një të vërtetë në këtë pjesë: të qenit minimalist ndërsa paketoni gjërat në valixhe do t’ju kursejë kohë dhe para.

Ja disa gjëra që duhet t’i keni parasysh dhe që me siguri do t’jua bëjnë më të lehtë këtë proces:

1. Bëni një listë

Nëse e keni planin e pushimeve, pra vendet ku do të shkoni, aktivitete plazhi, mëngjese apo darka në restorant, atëherë jeni në gjysmë të rrugës së mirë për gjërat që duhet të paketoni për veten apo familjarët tuaj.

2. Vishni ngjyra neutrale

Ideja e zgjedhjes së ngjyrave neutrale funksionon sidomos kur merrni veshje vetëm të bardha apo bezhë, apo tone të tjera më të përmbajtura sepse vetëm kështu do keni mundësi që të merrni më pak veshje me vete, por edhe të dukeni më me stil gjatë pushimeve, shkruan Forbes.

3. Zgjidhni këpucët e duhura

Gjërat duhet t’i keni të qarta që në fillim, pra nëse po udhëtoni drejt një destinacioni të ngrohtë për të cilin ju duhet vetëm një apo dy palë sandale ose një palë espadrilës (këpucë të thurura). Nëse jeni në dimër ju duhen një palë çizme, si edhe këpucët me të cilat do qëndroni gjatë udhëtimit në avion. Kaq mjafton për të mos mbingarkuar valixhen tuaj.

4. Paketoni produktet kozmetike

Blini mini-shishe apo paketime të vogla si për pastën e dhëmbëve, shampos, apo kremrave dhe zgjidhni shishe qelqi që mund t’i ripërdorni, pra t’i mbushni me blerjet që bëni gjatë pushimeve, citon Anabel.

5. Mos harroni një çantë pëlhure

Nëse e keni mbushur plot hapësirën e valixhes, një çantë pëlhure është zgjidhja për të futur disa gjëra shtesë, që me siguri do t’ju duhen gjatë pushimeve. /Telegrafi/

Shpërndaje në: