Borrell: Kosova nuk ishte e gatshme për takim trilateral, Serbia po

Borrell: Kosova nuk ishte e gatshme për takim trilateral, Serbia po

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell mbajti konferencë për media pas takimit ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin.

Borrell njoftoi se kryeministri Kurti nuk ishte i gatshëm për t’u mbajtur një takim trilateral atje, teksa theksoi se Serbia kishte pranuar.

Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, përheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, tha Borrell gjatë një konference për media. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: