Fundi i mandatit/ Hajrullah Çeku i ndan 257 mijë euro OJQ-së ku vet është themelues i saj

Fundi i mandatit/ Hajrullah Çeku i ndan 257 mijë euro OJQ-së ku vet është themelues i saj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, fundin e mandatit të saj po e ‘shfrytëzon për të shpërndarë para edhe nëpër OJQ të ndryshme’. Për këtë, ai është përkujdesur që organizatës “EC MA NDRYSHE”, që vet është themelues i saj, t’ia ndaj 257 mijë euro.

Në dokumentin më poshtë të publikuar nga Blend Zymi, dikur përkrahës i Vetëvendosjes, shihet se e radhitur e treta në këtë listë, me plot 257 mijë euro përfitime është “EC Ma Ndryshe”.

Kjo OJQ është themeluar nga vetë ministri Hajrullah Çeku. Teksa, siç shkruan Zymi, edhe vëllai i ministrit ka punuar aty.

Vlen të theksohet gjithashtu ndarja e parave që iu është bërë në këtë listë, ku figuron se do të përfitojnë nga 82 mijë euro e më shumë për 3 vite me radhë, teksa dihet se ky është viti i fundit i mandatit të kësaj Qeverie. /Periskopi/

Shpërndaje në: