Trajneri i Zvicrës, Yakin: Nuk shqetësohemi fortë për Italinë

Trajneri i Zvicrës, Yakin: Nuk shqetësohemi fortë për Italinë

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka theksuar edhe një herë vetbesimin e madh që ka grupi i tij i lotjarëve para ndeshjes së madhe ndaj Italisë.

Zviceranët impresionuan në Grupin A, duke fituar 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen hapëse, para se të ndaleshin me barazim nga Skocia në ndeshjen e dytë.

Në takimin e fundit të grupit, Zvicra e ndali me barazim Gjermaninë, gjersa po ashtu ishte afër fitores në minutat e fundit.

Gjërat kanë shkuar më vështirë për Italinë, që mezi fitoi ndaj Shqipërisë 2-1, para një humbje të dhimbshme prej 1-0 nga Spanja.

Ndeshjet tejet e vështirë i doli edhe me Kroacinë, duke siguruar një barazim vetëm në frymën e fundit.

Duke folur për median zvicerane “Srf”, Yakin diskutoi mendësinë që do t’i futen duelit ndaj Italisë.

“Nuk mund të themi se jemi favorit, sepse po përballemi me Italinë, por barazimi ndaj Gjermanisë na ka dhënë shumë vetbesim dhe nuk mund ta fshehim”, tha ai fillimisht.

“E kemi ndjekur ndeshjen e Italisë me kujdes, kemi analizuar taktikat dhe strategjinë. Sinqerisht mezi po preism. Ata janë të paparashikueshëm, por ne jemi gati. Ne kemi mjaftueshëm kualitet t’i bëjmë ballë një ndeshje si kjo”, shtoi Yakin.

Ai vazhdoi tutje duke thënë: “Në realitet, ne nuk shqetësohemi fortë për Italinë, në fakt ata duhet të shqetësohen për ne, sepse neve po na shkon më mirë kampionati”./Express/

Shpërndaje në: