Nga sot atmosfera gjithnjë e më e paqëndrueshme, mbetet nxehtë përkundër uljes së temperaturave
Temperaturat do të shënojnë ulje me krijimin e stuhive të para, të izoluara që priten nga sot në disa rajone të territoreve tona, megjithatë mbetet nxehtë dhe rritet ndjenja e zagushisë sidomos në zonat ku nuk do të ketë rrebeshe shiu.
Rrebeshet e shiut do të jenë të karakterit lokal, pra vende-vende ku në disa zona priten rrebeshe intensive, kurse në zona tjera jo larg nga stuhia e izoluar nuk priten rrebeshe ose riga të pakta. Freskia do të jetë prezente në zonat e rrebesheve të shiut dhe vranësirave.
Depërtimi i fronteve të ftohta nga Evropa qendrore do të shkaktojë destabilizime të shpeshta të atmosferës duke krijuar kushte për shtrëngata të fuqishme lokale gjatë javës që po hymë.
Zhvillimet e sotme pritet të ndodhin orëve të pasdites dhe mbrëmjes, kurse java e re premton mot mjaft të paqëndrueshëm, orëve të pasdites-mbrëmjes me shtrëngata të shpeshta shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Normalisht nuk do të mungojnë intervalet e gjata kohore me diell, ndërsa ndjenja e zagushisë do të jetë e lartë deri në momentin e fillimit të rrebeshit eventual.
Të gjitha zhvillimet do të jenë të karakterit lokal dhe do ti japin fund të paktën përkohësisht (zbutë) valës së madhe të nxehtësisë verore, ndërsa zhvillimet në bregdet do të jenë më të rralla edhe pse edhe në zonat bregdetare nganjëherë mund të ketë ndonjë shtrëngatë