Muharremi: Subvencionimin e BE-së Qeveria po tenton ta paraqes si sukses të vetin

Muharremi: Subvencionimin e BE-së Qeveria po tenton ta paraqes si sukses të vetin

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj postimit të ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sot ka shkruar për subvencionimin e 61 mijë familje për energji.

Ai ka bërë me dije se ky subvencionim ka qenë i Bashkimit Evropiane dhe jo i Qeverisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Qeveria po tenton që subvencionimin e BE-së ta paraqet si sukses i qeverisë.

“Disa qeveritar as në temperatura gati 40 gradë nuk po pushojnë pa e shfrytëzu rastin me bë propagandë që eventualisht me përfitu ndonjë votë gjatë zgjedhjeve nga shtresat më të margjinalizuara. 75 milionë ndihma të Bashkimit Europian, mbështetje për energji, tentohen të paraqiten si sukses i qeverisë. E bleva një thes me akull, prodhim vendor, për me u fresku pak me ndonjë gotë ujë me limon por kur e hapa internetin lexova në një medium vendor se si “qeveria i ka ndihmuar 61,000 famljeve per gjashtë muaj duke ju subvencionuar pagesën e energjisë”. Mbështetëm 61 familje thoshte ministri sot. Kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Qeveria apo Ministria e Energjisë (ekonomisë) i ka kanalizuar dhe menaxhuar vetëm këto fonde. Dorën në zemër, menaxhimi ka qenë me shumë eficiencë dhe profesionalizëm nga ana e tyre. Por e vërteta është që Bashkimi Europian, tatimpaguesit europianë, i kanë financuar dhe kanë paguar këto subvencionime”, ka shkruar ai.

Sipas tij, qeveria duhet të fokusohet në gjera tjera.

“Hic më pak se 75 milionë euro janë dhënë nga BE për mbështjetje të qytetarëve me nevojë në Kosovë nga Pako e Mbështetjes për Energjinë. Përndryshe qeveria duhet me u fokusu me i rrite bizneset dhe sektorin privat që me e fuqizu ekonominë e mos me pas nevojë me japë lëmosha dhe subvencione të cilat nuk kanë, në kësi raste, efekte multiplifikuese në ekonomi”, ka shkruar ai.

Disa qeveritar as në temperatura gati 40 gradë nuk po pushojnë pa e shfrytëzu rastin me bë propagandë që eventualisht me…

Posted by Shenoll Muharremi on Saturday, June 22, 2024

Shpërndaje në: