Aksident mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, lëndohen dy persona
Një aksident mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, la të lënduar dy persona.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Në zonën Industriale në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona”, tha Gashi për klankosova.
Ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor i rajonit të Prizrenit, për të zbardhur detajet se si erdhi deri të aksidenti.