Shefja e katalunasve në Parlament: S’do të ndalemi së kërkuari njohjen e Kosovës nga Spanja

Shefja e katalunasve në Parlament: S’do të ndalemi së kërkuari njohjen e Kosovës nga Spanja

Paritia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Qeveria spanjolle. Në një intervistë lidhur me këtë çështje ka folur liderja e deputetëve katalunas në Parlamentin e Spanjës, Miriam Nogueras.

Politikanja katalunase në këtë intervistë për Express ka treguar se aktualisht nismën janë duke e përkrahur partitë katalane, baske dhe galiciane dhe se qëndrimi i partive spanjolle rreth njohjes së Kosovës mbetet i njejtë. Ajo thotë se qëndrimi refuzues spanjoll për nohjen e Kosovës lidhet me frikën se mund jetë një precedent për njohjen e mundshme të një shteti të pavarur Katalan nga vende të tjera.

Nogueras ka treguar se propozimi që kërkon nga Qeveria e Spanjës njohjen e Kosovës mund të kalojë në Parlament me një shumicë të thjeshtë, megjithatë sqaron se vetëm Qeveria e Spanjës mund të marrë vendim për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Liderja e deputetëve katalunas ka thënë se s’do të ndalen se kërkuari përkrahje për nismën e tyre deri në minutën e fundit dhe shton se do të vazhdojnë të kërkojnë njohjen e Kosovës edhe pas votimit që do ndodh më 25 qerhsor duke qenë se e konisderojnë si çështje vlerash dhe parimesh politike për respektimin e të drejtës për vetëvendosje për të gjitha kombet.

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: A keni mbështetje nga ndonjë parti tjetër politike brenda Parlamentit Spanjoll për iniciativën tuaj deri tani?

Miriam Nogueras: Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galiciane. Nuk mund të them të njëjtën gjë për partitë politike spanjolle. Do të negociojmë deri në minutën e fundit.

Pyetje: Pas zgjedhjeve, ju mbështetët formimin e Qeverisë Spanjolle të drejtuar nga Kryeministri Pedro Sanchez. A prisni mbështetje nga partia politike e z. Sanchez për këtë?

Miriam Nogueras: Partia Socialiste e z. Sanchez nuk ka shprehur ndonjë qëllim për të mbështetur iniciativën. Ata kanë të njëjtin qëndrim si partia Konservatore PP. Në përgjithësi, për partitë spanjolle kjo është një çështje Shteti, një lloj vije të kuqe. Ata mendojnë se çdo njohje e pavarësisë së Kosovës mund të jetë një precedent për njohjen e mundshme të një shteti të pavarur Katalan nga vende të tjera. Kjo është frika e vërtetë pas qëndrimit të partive politike spanjolle.

Pyetje: Sa vota ju nevojiten për të kaluar propozimin në Parlament dhe cilat janë procedurat e ardhshme nëse propozimi juaj merr shumicën e nevojshme të votave në Parlament?

Miriam Nogueras: Propozimi mund të kalojë me një shumicë të thjeshtë votash, por në fund njohja e një Shteti të ri sovran mund të realizohet vetëm nga Qeveria.

Pyetje: A mund të refuzojë Qeveria Spanjolle të zbatojë propozimin tuaj nëse kalon në Parlament me shumicë votash, apo do të jetë e detyruar Qeveria Spanjolle të njohë Kosovën?

Miriam Nogueras: Siç ju thashë, Qeveria Spanjolle nuk mund të detyrohet të njohë një shtet të ri.

Pyetje: Cila është arsyeja që “Junts” po e shtyn këtë iniciativë dhe a mendoni se shtetet e tjera anëtare të BE-së duhet të njohin Kosovën si një shtet?

Miriam Nogueras: Qëndrimi i “Junts” ka qenë gjithmonë në favor të njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur. Dhe gjatë gjithë këtyre viteve kemi pasur një pozicion aktiv në këtë çështje në të gjitha institucionet ku jemi të pranishëm: Parlamenti Evropian, Parlamenti Katalanas dhe Parlamenti Spanjoll. Në Parlamentin Evropian, më lejoni t’ju kujtoj se Presidenti Carles Puigdemont, si eurodeputet, në Bruksel ka qenë vazhdimisht duke shtyrë Spanjën për të ndjekur rrugën e shumë vendeve të tjera anëtare të BE-së për të njohur Kosovën si një vend të pavarur.

Ne do të vazhdojmë të shtyjmë për njohjen e Kosovës pas votimit të javës së ardhshme, pasi kjo është padyshim një çështje e drejtë. Për ne kjo është një çështje vlerash dhe parimesh politike: respektimi i të drejtës për vetëvendosje për të gjitha kombet.

Shpërndaje në: