Komisioni Ad-Hoc fton katër kandidatë për intervistim për anëtarë të bordit të RTK-së (Emrat )
Është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së në të cilën u bë edhe shqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.
Me këtë rast, me shumicë votash, katër kandidatë u vendosë që të thirren për intervistim, ku dy prej tyre do të shkojnë në seancë për votim.
Kryetarja e këtij Komisioni Adelina Grainca, tha se kanë pranuar aplikacionet e 5 kandidatëve nga radhët e komunitetit shqiptarë për anëtar të bordit të RTK-së.
Ajo tha se nga 5 kandidatët një kandidate nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara në konkurs.
“Aplikacionet e kandidatëve janë proceduar në formë të rregullt nga RTK për në Kuvend. Kuvendi ka pranuar aplikacionet e 5 kandidatë nga radhët e komunitetit shqiptarë për anëtar të bordit të RTK-së. Ne si komision nga 5 kandidat duhet të përzgjedhim dy kandidat për seancë plenare. Kandidatët Besa Maxhuni, Ilir Bytyqi, Bul Salihu dhe Fatime Buzolli i kanë plotësuar kushtet, ndërsa Vlera Kastrati nuk i ka plotësuar kushtet sepse nuk i sjellë dëshmitë e kualifikimeve dhe dëshmitë që nuk është nën hetime”, ka thënë ajo.
Deputeti i LDK Agim Veliu, ka thënë se kandidati i cili nuk ka plotësuar kushte nuk duhet që t’i jepet kohë shtesë pasi ka pasur kohë të mjaftueshme për të dorëzuar dokumentet.
“Katër kandidatët i kanë plotësuar kushtet, jam i mendimit që ti procedojmë tutje. Ndërsa kandidati i 5 që nuk i ka plotësuar, mendoj që nuk është e nevojshme që ti japim kohë pasi ka pasur kohë të mjaftueshme që ti plotësojnë kushtet”, ka thënë ai.
Me propozimin e Veliut u pajtuan edhe një pjesë e anëtarëve të mazhorancës.
E ndryshe nga shumica e anëtarëve u shpreh deputeti i VV Besim Muzaqi, i cili tha se kandidates që nuk ka plotësuar kushtet duhet t’i jepet kohë shtesë.
“Unë për dallim nga kolegët mendoj që duhet që të i jepet një afat kështu kemi vepruar. Megjithatë mendimi im është që t’i jepen edhe 24 orë mundësi nëse dëshiron që ti sjell ato dokumente”, ka thënë ai.
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha se kandidati i 5 nuk është dashur që të vendoset fare në listë pasi nuk i ka plotësuar kushtet.
Ajo ka shtuar se kandidatët kanë pasur kohë të mjaftueshme për të kompletuar aplikacionet dhe se nuk duhet që të jepet kohë shtesë.
“Unë mendoj që kur hapte konkursi për pranim është një afat kohor edhe është e mjaftueshme për me i dorëzuar dokumentet. Nëse nuk ka mundur për dy javë me i plotësuar kushtet”, ka thënë ajo.
Në fundë me shumicë votash Komisioni vendosi që kandiati i cili nuk plotësoi kushtet të mos ftohet për procesin e intervistimit.
Po ashtu në këtë mbledhje u vendos që me datën 25 qershor të mabhet mbledhja ku do të intervistohen kandidatët, të cilët do të intervestohen rreth 20 minuta.