Policia nis hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve në Prishtinë, viktimat janë burra
Të enjten e 20 qershorit, në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste të vdekjes.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, katër të vdekurit janë viktima meshkuj kosovarë
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
“Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.