A do të ketë sukses misioni i vazhduar i Lajçakut në dialog?
Bashkimi Evropian ka bërë me dije se një takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq do të mbahet më 26 qershor, në një përpjekje të re pë rtë ringjallur procesin e dialogut dhe përmbylljen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve. Ditë më parë BE i ka zgjatur mandatin të dërguarit të saj, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit të ardhshëm, duke vënë në lëvizje diplomacinë evropiane për t’i dhënë një përfundim normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një vizitë në Prishitnë dhe Beograd e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, e riktheu në agjendë pajtimin e dy palëve për një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq. Të dy liderët prej muajsh nuk janë përballur, përveç deklarimeve në distancë dhe BE-ja bëri të ditur se ata do të takohen 26 qershor.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ia konfirmoi rtv21 takimin e dy liderëve të mërkurën e ardhshme në Bruskel.
“Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri Kurti do të përfaqësojnë palët respektive dhe takimi do të kryesohet nga lehtësuesi – Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell i mbështetur nga Përfaqësuesi i Posaçam i BE-së, Miroslav Lajçak”, tha Stano.
I dërgurai i BE-së, Lajçak provoi gjatë dy ditëve të kaluara, në Prishtinë dhe Beograd, të shtyjë përpara zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, një porces i cili kishte vendnumëruar prej muajsh.
“Nuk mendojë se kjo është vizita e fundit në Kosovë sepse unë jam caktuar të vazhdojë misionin tim deri në janar. Pra, ka ende kohë, dhe ka ende shumë punë që duhet të bëjë”, tha Lajçak.
Por vazhdimi i misionit të Lajçak deri në janar të vitit të ardhshëm u përcoll me kritika nga përfaqësuesit e pushtetit në Kosovë të cilët e akuzuan për siç thanë, “pafuqisë dhe jo neutralitetit ndaj palëve në proces të dialogut”.
Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë se Lajçak duhet ta qartësojë nëse ka një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbisë.
“Mirë është që Lajcak të na sqarojë se a ka marrëveshje apo jo. Sepse sipas Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë nuk ka marrëveshje të Ohrit dhe nuk ka marrëveshje të Brukselit. Prandaj, çka duhet të zbatojmë ne? Ne e dimë që janë 36 marrëveshje që janë arritur në Bruksel që nga viti 2011 dhe ato do të duhej të zbatoheshin, natyrisht pa e cenuar kushtetutën, sovranitetin dhe territorin e republikës së Kosovës. Por, duhet të kemi një planë të caktuar, duhet që t’i kërkohet Serbisë që të zbatojë marrëveshjet sepse siç e dimë Serbia asnjërën prej marrëveshjeve nuk e ka zbatuar. Ndërsa, Kosova është munduar me mundësitë e veta që t’i zbatojë disa nga ato marrëveshje që nuk cenojnë sistemin juridiko-politik dhe administrativ të Kosovës”, tha Batusha.
Në Prishtinë Lajçak bëri të ditur se do të punojë edhe për përftimin e Kosovës dhe Serbisë nga një Plan i Rritjes dhe bëri të ditur se është ai që do të bëjë vlerësimin e përpariit të palëve në procesin e normalizimit. Por Prishtina zyrtare ishte e ashpër ndaj BE-së për masat e vendosura ndaj Kosovës dhe sipas saj ato edhe do të ndikojnë në proces të dialogut në Bruksel.
“Ka pasur një kërkesë për deeskalim, deeskalimi ka ndodhur para muajsh dhe askush nuk po është në gjendje të konstatoj se çka duhet të bëj Kosova”, tha Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme.
Por për opozitën Qeveria është e pasinqertë në raport me ndërkombëtarët. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se masat ndëshkuese, ngecja e Kosovës në rrugën integruese janë disa prej elementeve që tregojnë se faktori ndërkombëtar i ka kthyer shpinën Kosovës si rezultat i qasjes të pa koordinuar të Qeverisë Kurti.
“Kjo Qeveri po e dëmton në esencë shtetin e Kosovës. Kemi sanksione edhe për kundër asaj që në dy rastet në Ohër dhe Bruksel kjo Qeveri ka pranuar marrëveshjes përtej marrëveshjes së 2013-15 që kulmi apo kurora e tyre është akt-gjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016”, tha Reçica për rtv21.
Politologu Fidan Ukaj e quan të dështuar misionin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak dhe ka kritikuar BE-në për qasje të pabalancuar në proces të dialogut.
“Besimi dhe angazhimi i marrë nga e BE-së të Lajçakut ka qenë me shpresën që ta përfundojë punën e tij në fasilitimin për përfundimin e procesit dialogues. Me gjithë këtë unë mendoj se ky angazhim katër vjeçar ka qenë një dështim sepse gjatë kësaj periudhë nuk ka pasur pasur normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Ukaj.
Bashkimi Evropian e ka kushtëzuar rrugën evropiane edhe të Serbisë por edhe të Kosovës me procesin e normalizimit të marëdhënieve duke insistuar në zbatim të marrëveshjeve të arritrea në Bruksel dhe Ohër.