Rubin: Përmes mediave që operojnë në Serbi, Rusia dhe Kina po kryejnë influencë keqdashëse, përzihen edhe në çështjen e Kosovës

Rubin: Përmes mediave që operojnë në Serbi, Rusia dhe Kina po kryejnë influencë keqdashëse, përzihen edhe në çështjen e Kosovës

Koordinatori i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit, James Rubin, tha se qëllimi afatgjatë i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës.

Rubin tha për shërbimin shqiptar të Zërit të Amerikës se përmes mediave që operojnë në Serbi, Rusia dhe Kina po kryejnë “influencë keqdashëse” duke përdorur dhe përhapur dezinformata dhe duke minuar kështu “integrimin euroatlantik dhe duke nxitur tensionet rajonale”.

“Është e vështirë të imagjinohen marrëdhëniet e normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje dhe fakti që disa vende, të cilat tashmë janë anëtare të BE-së, nuk e njohin Kosovën nuk është relevant. Kosova dhe Serbia kanë një problem që duhet zgjidhur. Ata duhet të normalizojnë marrëdhëniet”, tha ai.

“Rusia vazhdon të shfrytëzojë çështjen e Kosovës dhe Serbisë duke kërcënuar me veton për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kështu rusët vazhdojnë të përpiqen të përçajnë”, tha ai.

Shpërndaje në: