Krasniqi takohet me ambasadorin francez, flasin për zhvillimet politike dhe sigurinë në vend
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin frances, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Periskopi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se temë kryesore e takimit te tyre ishin ngjarjet politike dhe siguria në vend.
Tutje, Krasniqi ka shkruar se partia e tij do të vazhdoj të punoj për interes të vendit.
Njoftimi i plotë:
Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë. Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës!