Rei Manaj: Me Spanjën do luajmë më fort se me kroatët

Rei Manaj: Me Spanjën do luajmë më fort se me kroatët

 Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ishte ndër futbollistët me paraqitjen më të mirë ditën e djeshme me përballejn që kuqezinjtë zhvilluan kundër Kroacisë. Sot sulmuesi ka dalë në një konferencë për mediat, ku u pyet në lidhje me takimin e djeshëm, por gjithashtu edhe për atë të ardhshmen kundër Spanjës, që edhe do të jetë vendimtarja për fatet e Kombëtares:

“Ne ishim në autobus dhe filluam të mendonim, dhe besoj se mund të kishim arritur 3 pikëshin, patëm ato 4 minuta që na bënë dy gola. Goli i dytë mund të ishte edhe faull. Na ngelet pishman që nuk morëm 3 pikëshin, sepse tani presim Spanjën që të kalojmë grupin. Duhet të shikojmë se si do jetë ndeshja e sotme kundër Italisë. Nëse fiton Spanja besoj se kemi shanse për ta mundur dhe kaluar grupin.

Ndeshja me Italinë besoj që goli që e bëmë shumë shpejt na bëri që të ulemi shumë. Ata kanë kualitet po ashtu edhe Kroacia. Pjesët e para kanë qenë më të mirat që kemi bërë gjithë këto vite. Na demoralizoj goli i parë me Kroacinë, sepse ekipi e donte shumë fitoren. Po pastaj Klausi e bëri golin e barazimit por edhe lojtarët e stolit na ndihmuan, mirë që vajti ashtu.

Si për çdo sulmues, goli është shumë i rëndësishëm. Këtu jemi një ekip dhe ai është gjëja më e rëndësishme, që të kalojë para.

Besoj se Spanja është ekip shumë i madh. Po të mundi sot Italinë kemi më shumë shpresa. Kanë lojtar të mëdhenj si Rodri dhe Morata. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të bëjmë maksimumin deri në fund.

Normalisht kur mbaroi ndeshja, sepse shënuam në minutën e 90+5-tw ishim të kënaqur edhe me barazimin. Kryesore ishte të fitonim ndeshjen, për hir të pjesës së parë dhe atyre 20 minutave të të dytës, por kur luan me ekipe të mëdha çdo që mund të ndryshojë për pak minuta.

S’ka rëndësi kush e bën golin, rëndësi është të fitojmë me Spanjën dhe të kalojmë grupin.

Shpërndaje në: