Trajneri i Zvicrës: Shaqiri dëshmoi se jeton dhe merr frymë për momente të tilla

Trajneri i Zvicrës: Shaqiri dëshmoi se jeton dhe merr frymë për momente të tilla

Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka komentuar barazimin me Skocinë dhe ndeshjen e ardhshme me Gjermaninë.Yakin e lavdëroi Shaqirin, për të cilin tha se është lojtar i madh, përcjell GazetaBlic Sport.

“Shaqiri dëshmoi se jeton dhe merr frymë për momente të tilla. Ishte një goditje e jashtëzakonshme dhe ishte e vetmja gjë që mund të bënte në atë situatë.”

“Shpresa ka shumë pak rëndësi në lojëra si kjo. Gjithçka ka të bëjë me cilësinë që mund të prodhoni në fushë. Gjermania po luan futboll mbresëlënës. Ne mezi presim të futemi në fushë dhe të luajmë kundër tyre”, tha trajneri i Zvicrës për ndeshjen e ardhshme me Gjermaninë.

Shpërndaje në: