AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku

AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është shprehur  i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetarit i sporti në Klan Kosova dhe Art Motion, Arlind Sadiku.

Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia. AGK-ja ka kërkuar që kërcënimet të ndalen menjëherë, pasi cenojnë sigurinë fizike të gazetarit.

“AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit. Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Shpërndaje në: