Vajza e Sylvinhos nuk mban dot lotët pas barazimit të Shqipërisë me Kroacinë

Vajza e Sylvinhos nuk mban dot lotët pas barazimit të Shqipërisë me Kroacinë

Miliona shqiptarë anembanë botës janë gëzuar për barazimin e shkëlqyer të Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024.

Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Tati, vajza e trajnerit Sylvinhos.

Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët./telegrafi

Shpërndaje në: