Doris Pack për masat e BE-së: Kosova nuk duhet ndëshkuar
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ish-eurodeputetja Doris Pack foli edhe për zhvillimet e fundit. Ajo foli për masat e vëna ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe për Asociacionin.
“Nuk mendoj se duhet ndëshkuar ju. Kosova nuk duhet ndëshkuar se Kosova nuk është fajtore, janë ata dhe dini shumë mirë dhe fatkeqësisht janë bërë sanksione false kundër jush dhe ju nuk e keni merituar dhe ishte dashur të trajtoheni si shtet i pavarur që po punon shumë mirë dhe keni demokraci funksionale, e nënvizoj këtë”, tha Pack, njofton televizioni publik.
Ajo tutje tha se mendon se Qeveria aktuale dhe presidentja e vendit duhet të bëjnë gjithçka që ta çojnë vendin përpara.