Krasniqi: Masat nuk do të hiqen lehtë, Qeveria s’është dakorduar me aleatët

Krasniqi: Masat nuk do të hiqen lehtë, Qeveria s’është dakorduar me aleatët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shfaqur skepticizëm të theksuar në lidhje me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se Qeveria e Kosovës, vazhdimisht merr vendime të njëpasnjëshme pakoordinim me aleatët, kjo sipas saj, mund të krijojë pengesa në procesin e heqjes së masave ndëshkuese nga BE-ja.

“Unë shpresoj të ndodhë ajo që thotë zëvendëskryeministri Bislimi, por jam skeptike që të hiqen masat sepse nuk janë dakorduar me aleatët ndërkombëtarë. Masat nuk do të hiqen lehtë, pasi ato duhet të miratohen nga të gjithë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Kosova ka plotësuar kushtet e nevojshme, por vendimet e marruara nga kjo qeveri pa konsultim me aleatët ndërkombëtarë unë jam skeptike që do të ndodhë ajo”, ka deklaruar Krasniqi në një intervistë për emisionin FIVE.

Krasniqi insistoi që është e rëndësishme që Kosova të koordinojë veprimet e saj me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një qasje të përbashkët dhe efektive në marrëdhëniet me BE-në.

Shpërndaje në: