Aksident mes dy veturave në Stantërg, lëndohen nëntë persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stantërg, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar 9 persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podojuvë, përkatësisht në fsh Stan Terg, në aksidnet janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona.”