Borrell në Austri për “avancimin e marrëdhënieve” me Ballkanin Perëndimor

Borrell në Austri për “avancimin e marrëdhënieve” me Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të shkojë në Austri nesër dhe pasnesër, ku do të marrë pjesë në disa ngjarje, takime dhe diskutime mbi marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar BE.

Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet gjithashtu me autoritetet austriake, duke përfshirë Presidentin Alexander van der Bellen, të enjten, në Vjenë.

Të premten, Përfaqësuesi i Lartë të shkojë në Wachau për Forumin vjetor të Eropës, ku do të marrë Çmimin Evropian Dr. Alois Mock.

Gjatë Forumit, Përfaqësuesi i Lartë do të marrë pjesë në sesione pune dhe diskutime me Ministrin e Jashtëm Austriak Alexander Schallenberg, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ata do të shkëmbejnë mendime mbi bashkëpunimin midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe mbi zgjerimin e BE-së.

Në njoftim thuhet se Borrell do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor.

Shpërndaje në: