Luhen dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
Ditën e sotme startojnë ndeshjet e dyta në grupet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Katër ekipet përfaqësuese të Grupit A do të zbresin në fushë në sfidat e dyta të tyre.
Me fillim nga ora 18:00, nikoqiri i Evropianit, Gjermania do të përballet me Hungarinë në MHP Arena në Stuttgart.
Gjermanët kërkojnë fitoren për të kaluar tutje, derisa hungarezët janë në kërkim të pikëve të para pas humbjes në ndeshjen e parë.
Ndërkohë me fillim nga ora 21:00, në fushë zbret Zvicra e shqiptarëve Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.
Helvetikët do të përballen me Skocinë, ku synimi është të marrin tre pikët për të kaluar tutje.
Zvicra ka tre pikë dhe synon edhe një fitore për të kaluar tutje, derisa skocezët pas debaklit në ndeshjen e parë kërkojnë pikët e para në Euro 2024. /Telegrafi/