Fiat ‘godet’ qeverinë italiane me videon e re
Pas problemeve të konsiderueshme të Stellantis me strukturat shtetërore, nga Fiat ka mbërritur një video që shumëkush do ta kuptojë si një përgjigje indirekte ndaj ligjvënësve italianë.
Fiat ka publikuar një video promovuese për 500e elektrik, në të cilën mund të shohim Fiat-in e adhurueshëm në veprim, transmeton Telegrafi.
Edhe pse nuk ka një logo të markës, si dhe një distinktiv të vogël me flamurin italian, edhe ata më pak të njohur me industrinë e automobilave do të njohin lehtësisht gjenet e Fiat-it në të.
Videoja “Fiat | Pa Logo” u publikua në faqen zyrtare të prodhuesit.
Bashkë imazhin e veturës, një zë na thotë në italisht: “Sikur kjo veturë të mos kishte logo, të mos kishte emër, të mos kishte flamur… Nëse nuk kishte asnjë informacion se çfarë është apo nga vjen, të gjithë do ta njihnin atë, sepse kur një veturë ka një dizajn legjendar dhe ka përfaqësuar gjithmonë gëzimin e të jetuarit, ajo mund të jetë vetëm italiane dhe mund të jetë vetëm Fiat”.
Kujtojmë se qeveria italiane i ka bërë shumë presion Stellantis muajt e fundit. Fillimisht i detyruan të ndryshonin emrin e risisë së Alfa-s nga Milano në Junior dhe më pas i konfiskuan 134 njësi të Topolino-s së vogël për shkak të logos së vogël të flamurit italian.
Gjithçka e thënë ndodhi me justifikimin se flamuri italian, ose emri Milano në rastin e parë, do të sugjeronte origjinën italiane të produktit dhe në këtë mënyrë do të mashtronte përdoruesin.
Domethënë, në të dyja rastet veturat vijnë nga Polonia dhe kjo gjë nuk u pëlqen autoriteteve italiane. /Telegrafi/