Shqipëria sot luan kundër Kroacisë, “kuqezinjtë” duan fitore

Shqipëria sot luan kundër Kroacisë, “kuqezinjtë” duan fitore

Sot do të zhvillohet një super përballje ballkanike mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë.

Shqipëria dhe Kroacia e kanë filluar Euro-n 2024 me humbje, ndaj Italisë dhe Spanjës në Grupin B.

Por, sot të dy shtetet kërkojnë fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për të kaluar në raundin tjetër.

Kujtojmë që ky takim zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.

Kurse të pranishëm pritet të jenë afro 49 mijë spektatorë, përfshi këtu mbi 20 mijë shqiptarë.

 

Shpërndaje në: