Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por nuk do të ketë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Këtë e ka konfirmuar, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
Kupina tha se shkaku që nuk do të ketë takim Osmani-Lajçak është mospërputhja me agjendën e paracaktuar të Presidentes.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.
Ndryshe, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot do të presë në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit takimi fillon nga ora 18:00 në Qeveri.